Ulqin: Rinia dëshmon talent impresionues

0

Në Galerinë e Qendrës për Kulturë – Ulqin u mbajt ekspozita e punimeve figurative dhe të fotografive nga konkursi me temën “Ulqini qytet për të rinj”, organizuar nga Horizonti i Ri.
Tri punimet më të mira të kësaj ekspozite u shpërblyen me dhurata të veçanta, të cilat pranë Komunës së Ulqinit i dorzoi nënkryetari Ardijan Mavriq. Në vendin e parë u vlerësua punimi i Eldina Efendija, vendi i dytë i takoi Edmond Mehmedoviq, ndërsa vendi i tretë i takoi Marina Luliq.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Politika për të Rinj në Ulqin, i cili ka për qëllim hartimin e Planit të Veprimit për të rinj, dokumenti i parë strategjik që u dedikohet të rinjve në Ulqin.