EEMZ: Sot pa rrymë zona rreth shkollës “Marshall Tito”

0

Për shkak të punimeve në nënstacionin “Marshall Tito”, sot prej orës 8.00 deri në 16.00 do të ketë ndërprerje të energjisë për zonën që furnizohet nga ky nënstacion, njoftojnë nga EEMZ.

Pa rrymë përvec shkollës me të njëjtin emër do të jetë edhe gjimnazi “Vëllazërim-Bashkimi” dhe zona përreth.