EEMZ: Ndërprerje e rrymës për Shtëpinë e Mallrave dhe ndërtesat e Igmanit

0

Për shkak të punimeve në nënstacion, ditën e merkurë (14.10.2015) Shtëpia e Mallrave do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 9.00 deri në ora 14.00.

Ndërprerje për të njëjtën arsye do të kenë edhe ndërtesat e Igmanit, prej orës 9.00 deri në ora 16.00, njoftohet nga EEMZ.