Edita Nimanbegu, ulqinakja e parë që prezantohet me roman

0

Redaktor i romanit është shkrimtari ynë i njohur Hajro Ulqinaku, botuar nën siglen e Librarisë Arti nga Ulqini, kopertinën e punoi vetë autorja, ndërsa shtypi i librit u përkrah nga Fondi për realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi

Këto ditë nga shtypi doli romani i parë i shkruar nga një femër shqiptare nga Ulqini. Romani “Shtigjet e fatit”, paraqet jetën e vështirë të femrës shqiptare përmes fatit të kryepersonazheve Hana dhe Sija që nga periudha e pasluftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme. I shkruar me një stil të lehtë, romani “Shtigjet e fatit”, lexohet me një frymë dhe ngjarjet e përjetuara janë shumë pranë lexuesit dhe të identifikueshme me çdo njërin që e lexon. Vështirësitë jetësore, lufta, paqja, guximi, humbja, gëzimi, triumfi, dashuria janë motivet të cilat lexuesin do ta bëjnë më emocionues, herë të qajë e herë të qeshë.

Autorja, Edita Nimanbegu na sjell freski këtë verë me romanin e saj të parë dhe na befason për të mirë me temën e trajtuar duke u dëshmuar se sprovën e parë e kaloi me shumë sukses si dhe premton se në të ardhmen do të sjellë edhe romane tjera pasi që temat që ajo do të trajtojë janë të shumta dhe se ky ishte vetëm fillimi.
Redaktor i romanit është shkrimtari ynë i njohur Hajro Ulqinaku, botuar nën siglen e Librarisë Arti nga Ulqini, kopertinën e punoi vetë autorja, ndërsa shtypi i librit u përkrah nga Fondi për realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi.

 

/KultPlus.com /