Edhe Shtojakët dyshojnë për sabotim nga EEMZ

0

Situata energjetike në Shtoj është bërë e padurueshme, si për banorët ashtu edhe për mysafirët.

Kryetari i Bashkësisë lokale të Shtojit Viktor Makoviq, tha për gazetën “Dan” se mysafirët po largohen, kurse agjensitë po shkëpusin kontratat me qiradhënësit e kësaj zone.

Shtoj kur ndalet rryma elektrike ndalet edhe uji, çka shkakton probleme edhe më të thella për gjithë zonën.

“Dan” citon një banor të Shtojit i cili poashtu dyshon se këto ndërprerje nuk janë të rastësishme, dhe se bëhet fjalë për sabotim.