Edhe një tërmet tjetër 6.7 ballë godet Nepalin

0

Ditën e sotme Nepalin e ka goditur një tërmet tjetër prej 6.7 ballësh, me epiqendër shumë pranë malit Mont Everest, afër të cilit disa njerëz janë zhdukur dhe disa besohen të jenë varrosur nën borë. Tronditja e re ka shkaktuar sërish orteqe bore dhe shkëmbinjsh.

Tërmeti i magnitudës 7.9 goditi Nepalin mesditën e së shtunës në një periudhë tepër të ngarkuar me turistë për vendin që bazohet kryesisht te turizmi, gjatë së cilës përllogariten rreth 300 mijë turistë të huaj në vend.

Policia e Nepalit e ka çuar numrin e viktimave në 2263, ndërsa të plagosurit plot 4647. Të paktën 700 prej viktimave janë shënuar në kryeqytet, vendstrehim i rreth 1 milion banorëve, ku shumica e shtëpive janë konstrukte të vjetra dhe të vendosura shumë pranë njëra-tjetrës.