Ecuria e punimeve në Bunë

0

Komisioni i cili është formuar për çeljen e Bunës ka dalë sot në terren dhe ka përcaktuar hapat të cilat do të merren për thellimin e shtratit të Bunës.

Inxhinjeri Xhemal Dervishi, anëtar i komisionit për kontrollin e punimeve, ka thënë se qëllimi i punimeve është parandalimi i vërshimeve gjatë këtij viti, si dhe mundësimi i qarkullimit të anijeve në anën e djathtë të Bunë. Dervishi më tej ka shtuar se momentalisht thellësia e shtratit të Bunës në derdhje në det është 30cm, çka paraqet problem për peshkatarët, por edhe kërcënim për vërshime në rast reshjesh atmosferike.

Punimet urgjente do të zgjasin deri më 31.12.2014.