Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” në Ulqin, gjendet pranë falimentimit si rezultat i mos shlyerjes së detyrimeve tatimore, kanë kumtuar nga Drejtoria e Tatimeve.
Ndërkohë, Komuna e Ulqinit këto detyrime është duke i paguar me rregull, kurse ndërmarrja “Ujësjellës-kanalizime” ka paraqitur planin e shlyerjes së tyre pranë kësaj drejtorie.
Problemet e Komunës dhe ndërmarrjeve publike janë rezultat i keq menaxhimit dhe i shfrytëzimit të tyre për punësimin e militantëve partiak, cka ka sjellur shkatërrimin total të tyre.