Drejtorat e shkollave shqipe: KKSH voton për pëlqimin

0

Sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve u votua edhe për dhënien e pëlqimit për zgjedhjen e drejtorave të shkollave në gjuhën shqipe.

Në shkollat ku kishte vetëm një kandidat u votua unanimisht, kurse në ato me 2 ose me shumë kandidatë u zhvillua votimi i fshehtë.

Për dhënien e pëlqimit për kandidatët e paraqitur në konkurs për vendin e drejtorit në shkollën e mesme “Vëllazërim-Bashkimi” , Hysein Katana mori 9 vota, Muhamet Spuzha 4, kurse 11 ishin të pavlefshme.

Për drejtor të shkollës fillore “Marshall Tito”, 8 vota mori Rasim Lika, 7 Mefit Tela, 2 Martin Zadrima, kurse 7 nuk votuan (të përmbajtur).

Asnjëri nga kandidatët nuk mori numrin e nevojshëm për fitimin e pëlqimit nga KKSH, pasi që për këtë duheshin 13 vota.

Në mbledhje u miratua edhe plani financiar për vitin 2015 si dhe plani i punës.

Anëtari i këshillit programor pranë RTVMZ Pal Dreshaj, bëri raportimin e punës së këtij institucioni për vitin 2014.