Dr. Pavle Marnikoviq riemërohet drejtor i Shtëpisë së Shëndetit

0

Ministri i Shëndetësisë Budimir Shegrt ka emëruar dje drejtorat në 15 shtëpia të shëndetit në nivel të Malit të Zi.

Nga këto u emërua edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, post që edhe për mandatin e ardhshëm do ta mbajë mjeku pedijatër dr. Pavle Marnikoviq.

Marnikoviq për herë të parë në këtë post u zgjodh në vitin 2012.