Donald Trump president i ri i SHBA-së

0

Donald Trump do të jetë në 4 vitet e ardhshëm president i superfuqisë më të madhe botërore, pas fitores surprizuese në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje.

Trump arriti të përmbysë parashikimet në shtetet që cilësoheshin si “diskutabil”, Ohio, North Carolina dhe Florida, çka me fitoren edhe më surprizuese në Pensilvania i hap atij dyert e Shtëpisë së Bardhë.

Nga shtabi i kundërkandidatës së tij Hillary Clinton, më herët u njoftua se ajo nuk do tu drejtohet përkrahësve.