Djukanoviq kërkon nga partitë shqiptare të kyçen në promovimin e NATO-s

0

Lideri i UDSH-së Mehmet Zenka, deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj dhe kryetari i Forcës Nazif Cungu, u takuan të hënën me kryeministrin Gjukanoviq, njoftojnë mediat malazeze.

Qëllimi i takimi, siç u tha nga njëri prej përfaqsuesve shqiptar, ishte prezantimi i ministrave të rinj, bashkëpunimi i mëtejshëm në nivel qeveritar dhe kyçja më e madhe e partive shqiptare në promovimin e integrimeve euroatlantike.

Sipas këtyre mediave, në takim ashtë diskutuar edhe për kërkesat e shqiptarëve në lidhje me komunën e Tuzit, Valdanosin, dhe të Mirat Detare.

“Nuk u arrit asnjë zgjidhje konkrete por u ra dakord që bisedimet të vazhdojnë.”, tha njëri nga përfaqsuesit e partive shqiptare, raporton “Vijesti”.