Dita Evropiane e Vëzhgimit të Shpendëve të shtunën në Kripore

0

Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Organizatën Turistike të Ulqinit dhe fondin “Critical Ecosystem”, do të shënojë të shtunën, më 4 tetor, Ditën Evropiane të Vëzhgimit të Zogjve në Kriporen e Ulqinit.

Pjesë e agjendës për ditën e shtunë janë vizita në muzeun e kripës, drekë në ambient të hapur, si dhe shëtitje me bicikleta.

Në Kriporen e Ulqinit gjatë dimrit regjistrohen mbi 20 mijë shpendë, falë kushteve të favorshme klimatike.