Dita e Ulqinit: Mesazhe shprese dhe besimi për një të ardhme më të mirë

0

Në Qendrën për Kulturë u mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal, ku të pranishëm përvec zyrtarëve vendas ishin edhe përfaqsuesit e komunave tjera nga vendi dhe rajoni, përfaqsues të korit diplomatik, si dhe presidenti Filip Vujanoviq.
Në fjalimet e veta, si kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq ashtu edhe ai i Komunës Nazif Cungu, përcollën mesazhe optimizmi për një të ardhme më të mirë ekonomike të qytetit, e cila do të arrihet me punën e palodhur të të gjithëve.

Në fund të pranishmit u argëtuan me një koncert të këngëtarëve të mirënjohura Zorana Latkoviq dhe Gjylie Pelingu, si dhe pjesë instrumentale të interpretuara nga orkestra e të rinjve nga Mali i Zi dhe Shqipëria.