Dita Botërore e Shëndetit Oral shënohet edhe në Ulqin

0

Shoqata dentare „CRM” të dielën më 20 mars do shënojë Ditën Botërore të Shëndetit oral, datë kjo e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI),

Me këtë rast shoqata e posaformuar nesër në Ranë nga ora 13:00 – 16:00 do shpërndaj fletushka me informacion mbi shëndetin oral e që aktiviteti modest shënon edhe  fillimin e veprimit të CRM.

Shoqata dentare u themelua me synim ngritjen e nivelit profesional, si dhe informimin, njëherit vetëdijësimin e popullatës për rëndësinë e shëndetit oral.