Dilema e të punësuarve në Komunë: Të vonohesh, të mos vonohesh, apo të mos shkosh fare?!

0

Këto ditët e fundit kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, ka inicuar marrjen e masave disiplinore për ato punonjës që vonohen në punë. Një iniciativë për tu përshëndetur dhe që duhej të ishte marrë kaherë, do të ishte mendimi i parë i të gjithë qytetarëve që jo rallë janë përballur me probleme për këtë fenomen.

Por ja që situata nuk është edhe aq e thjeshtë.

Siç mëson portali ynë, pasojat e iniciativës do ti vuajnë më shumë ato që vonohen 5 ose 10 minuta, kurse ato që vonohen 2-3 orë ose nuk vijnë fare, kurrgjë!

Sipas instruksioneve të marra, do të regjistrohet çdo punonjës që në punë vjen pas orës 8 e deri në orën 9, dhe për këto vonesa do të ketë edhe masa disiplinore.

Po ato që vijnë pas orës 9? 

Edhe pse këto vonesa janë problem që nuk duhet neglizhuar, siç duket ka punonjës që nuk vonohen kurrë,  sepse as nuk duken fare në punë.

Mësohet se në ndërmarrjet dhe administratën e Komunës, ka persona të angazhuar me kontratë, që kolegët e tyre nuk ju kanë parë kurrë fytyrën, e jo më punën. 

E ku ka si tek ne. Ne punë po, punë jo, rrogë po, masa disiplinore jo. Kësaj i thonë parajsë.

Le të shpresojmë se këto informata nuk i marrin vesh gjermanët apo francezët, se mund të na versulën si refugjat të joshur nga jeta jonë përrallore!