Dilema e urbanistëve: Kalaja në UNESCO ose Lifti privat

1

Pas shumë viteve të dëshirave publike për regjistrimin e Kalasë së Ulqinit në UNESCO, qeveria e Malit të Zi merr hapin e parë dhe nis procedurën. Por sidoqoftë kjo procedurë është e gjatë dhe ka rregulla strikte që është rrespektimi dhe mbrojtja e ndërtesave të vjetra.  Në këtë rast rolin më të rëndësishëm e kanë urbanistët dhe institucionet që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në rastin e Mostarit i cili është në listën e UNESCO-s, para ca viteve u rrezikua që të dalin nga lista për shkak të ndërtimit të një hoteli në afërsi të urës së vjetër. Rast që zgjoi polemika të mëdha dhe investitori u dëtyrua të heq dorë nga projekti fillestar.

Kalaja e Ulqinit që në fillim është e rrezikuar që as të merrret në shqyrtim për antarsim në UNESCO për shkak të ashensorit panoramik që tash sa vite tenton ta ndërtojë një kompani private, dhe gjithë kjo për nevoja të veta. Për këtë gjë kanë reaguar në kohë edhe Ismet Karamanaga, kryetar i shoqatës së Kalasë dhe OJQ MogUL e cila me presionin e vet ka ndaluar ndërtimin e tij.

Konstruksioni nga hekuri, i cili tash sa vite rrin i mbrojtur nga “urbanistët”,  pret legalizimin e tij. Ky legalizim është duke u diskutuar në komisionin e konkursit për Ranë i cili do të marrë vendimin për fatin e këtij ashensori, dhe nëse vendoset që të përfundohet, do të shuhet çdo shpresë për hyrjen e kalasë ilire në listën e monumenteve të trashigimnisë botërorë të UNESCO-s.

Komisioni i përberë nga 9 anëtar nesër gjatë ditës do të shpallë fituesin e konkursit, i cili sipas të gjitha gjasave do të parashikojë ashensorin i cili çon në pronë private në Kala.

Pra nesër do të marrim vesh emrin e arkitektit fitues, por që sot dijmë emrat antarëve të komisionit që do të vendosin a do të hyjë Kalaja e Ulqinit në UNESCO apo JO!

Anëtarët e Komisionit:
Fatmir Gjeka
Zana Sarvan
Suada Ismailaga
Nikola Drakiq
Mustafa Gorana
Rifat Alilhoxhiq
Fuad Mavriq
Dunja Bilalagiq
Mirlinda Cena

1 Koment

  1. Fajtori numer 1 ne kete rast isht ISMET KARAMANAGA.

    Ne nje ane flet per UNESCO e ne an tjeter nuk ban za per lift ne kala e as per hotelin e rusit.

    Marre!

Comments are closed.