Dështon hapja e TV Ulqinit

0

Tenderi për kabllimin dhe blerjen e pajisjeve për Radio Televizionin e Ulqinit ka dështuar. Ky është konstatimi i Komisionit për zbatimin e tenderit, pasi që vetëm një kompani kishte bërë oferten e saj. Komisioni vlerësoi se oferta e kësaj kompanie nuk i plotëson kushtet që parashikon tenderi dhe si e tillë nuk mund të merret parasysh.

I kontaktuar nga portali ynë, kryetari i Këshillit Drejtues të RTV Ulqinit Arben Llunji, deklaroi se tani për tani nuk ka një plan të qartë se si do të ecet më tej.

I pyetur nëse do te hapet tenderi i ri, ai u përgjigj se hapi i parë është thirrja e mbledhje së Këshillit Drejtues e pastaj do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

Ndërmarrja e RTV Ulqinit punon më shumë vështirësi dhe u detyrohet punëtoreve 9 rroga të prapambetura, kurse kontributet nuk janë paguar në më se dy vjet.