Dështon edhe një investim në Ulqin?

0

Ndërtimi i elektranave me erë në malin Mozhur duket se do të ketë një të ardhme të pasigurtë.

Kompania spanjolle “Fersa Energies Renovables” , e cila kishte marrë përsipër ndërtimin e këtyre elektranave që nga viti 2010, e ka shitur 99% të pjesës së saj në degën në Mal të Zi.

Siç shkruan “Dnevne novine”, blerësi është firma angleze “Cifidek doo” e cila është pjesë e kompanisë “Vestigo Capital”, dhe që specializim ka sipërmarrjen e firmave me vlerë deri në 40 milion euro.

Qeveria e Malit të Zi nënshkroi kontratën me kompaninë spanjolle në vitin 2010, pjesë e së cilës ishte edhe kompania nga Podgorica “Celebic doo”, pronari u së cilës është kumbarë i kryeministrit Gjukanoviq.

Por qa nga ajo ditë investimi kurrë nuk lëvizi nga pika fillestare, dhe siç duket, as nuk dihet se kur do të levizë.

Kompania angleze ështa e themeluar vetëm 2 vite më parë, dhe si strategji të saj thekson investimin në kompani rajonale nëpërmjet përmirsimit të menaxhimit, dhe në kompani që kanë kapacitet rritjeje të të ardhurave nga eksporti, çka nuk duket se ka shumë lidhje me elektranat me erë.

Nuk do të ishte aspak çudi që edhe pas kësaj kompanie, siç jemi mësuar tashmë, të fshihet ndonjë “rus” apo biznesmen “kontrovers” rajonal ose vendas.