Dëshmi dramatike të evolucionit: Evropianët nuk kanë qenë të bardhë!

0

Shumica prej nesh e mendojnë Evropën si shtëpi stërgjyshore të njerëzve të bardhë. Por studime të reja tregojnë se “lëkura e zbehtë”, si dhe tipare të tjera, të tilla si gjatësia dhe aftësia për të tretur qumështin, kanë arritur në pjesën më të madhe të kontinentit, kohëve të fundit.

Puna e studimit, e paraqitur në takimin e 84 vjetorit të Shoqatës Amerikane të Antropologëve fizikal, ofron dëshmi dramatike të evolucionit të kohëve të fundit në Evropë dhe tregon se evropianët më modern nuk duken shumë si ata të 8000 vjet më parë.

Origjina e evropianëve është vënë në fokus vitin e kaluar pasi studiues kanë renditur gjenomët e popullsive të lashta, në vend se vetëm të disa individëve, transmeton Telegrafi.

Duke krahasuar pjesët kryesore të ADN-së nëpër gjenomeve të 83 individëve nga vendet e lashta arkeologjike në të gjithë Evropën, ekipi ndërkombëtar i studiuesve kanë raportuar më parë këtë vit se evropianët sot janë një përzierje e të paktën tre popullsive të lashta e “gjuetarëve” dhe “fermerëve” të cilët kishin migruar në Evropë, në 8000 vitet e fundit.

Studimi zbuloi se një migrimi masiv i barinjve nga stepat e veriut të Detit të Zi mund të kenë sjellë gjuhët indo-evropiane në Evropë, rreth 4500 vjet më parë.

Tani, një studim i ri, kanë gjetur pesë gjene që kanë të bëjnë me ndryshimet në dietë dhe pigmentin e lëkurës.

Ata kanë vënë në dukje një kthesë interesante: Fermerët e parë gjithashtu nuk mund të tretnin qumështin.

Fermerët që kanë ardhur nga Lindja e Afërt rreth 7800 vjet më parë dhe blegtorët nga Yamnaya që erdhën nga stepat 4800 vjet më pare, u mungonte versionin e gjenit LCT që iu lejon të rriturve të tretin sheqernat në qumësht.

Kur është fjala për ngjyrën e lëkurës, ekipi gjeti një mozaik kompleks në evolucionin e vendeve të ndryshme, dhe tre gjene të veçanta që prodhojnë lëkurë “të lehtë”, duke treguar një histori të ndërlikuar për mënyrën se si lëkura e evropianëve ka evoluuar gjatë 8000 viteve të fundit.

Njerëzit modernë të cilët kishin ardhur nga Afrika në Evropë, rreth 40 mijë vite më parë, prezumohet të kenë pasur një lëkurë të “mbyllët” që është karakteristikë e vendeve “me diell”.

Dhe të dhënat e reja tregojnë se rreth 8500 vite më parë, “gjuetarët” e ardhur në Spanjë, Luksemburg dhe Hungari, gjithashtu kishin një lëkurë të “mbyllët”: Atyre u mungonin versionet e dy gjeneve—SLC24A5 dhe SLC45A2—që çojnë në depigmentimin e lëkurës, dhe më këtë, “zbehjen” e saj, çfarë evropianët e kanë sot.