Derdhja e kanalizimit në kanalin Bratica shton rrezikun për përmbytje (foto/video)

0

Nga pamjet që mund të shihni në video dhe foto është duke u ndërtuar hedhja e kanalizimit në lumin Bratica, dalja e të cilit nga rrjedha e vet shkakton përmbytje gati për cdo vit.

Ky ndërtim është në afërsi të Komunës së Ulqinit dhe akoma nuk kemi informatë të saktë nëse i ka lejet e novojshme për këtë aktivitet apo jo.

Sidoqoftë, derdhja e kanalizimit në atë vend do të shtojë dukshëm rezikun e përmbytjes, pasi ajo zonë njihet me probleme të tilla me vite, pa përmendur këtu edhe ndikimin negativ ekologjik.

Sekretriatet e Komunës së Ulqinit, si ai për cështje komunale apo urbanizëm, Inspeksioni komunal, inspeksioni për rujtjen e ambientit, e sidomos ndërmarrja “Ujësjellës-kanalizime” duhet të merren seriozisht me parandalimin e dukurive të tilla në mënyrë që të evitohen problemet për banorët.

Shpresojmë se të paktën ky aktivitet nuk i ka lejet e organeve të lartpërmendura, cka do ti bënte ata përgjegjës direkt për katastrofat e mundshme ekologjike.