Deprtamenti i Shtetit i SHBA-s: Mali i Zi shtet me korrupsion të lartë dhe diskriminues ndaj pakicave

0

Raporti i Departamentit të Shtetit (State Department) për gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi, përmban kualifikime tejet jofavorizuese për gjendjen e përgjithshme në vend.

Sipas këtij raporti, Malin e Zi e karakterizon një korrupsion i lartë që përbën problemin kryesor për të drejtat e njeriut në vend. Korrupsionin e karakterizojnë favorizimi i strukturave të caktuara politike, mungesa e dënimeve, nepotizmi dhe procesuimi legal i kundërshtarëve politik dhe social.

Raporti poashtu thekson se ka ardhur deri tek një përkeqsim i kushteve të punës për OJQ-të, mediat dhe organizatat tjera civile, si dhe diskriminimi i hapur ndaj romëve, egjiptianve, ashkalive dhe popullsisë LGBT.

Poashtu ekzistojnë shkelje e të drejtave të njeriut në burgje, mungesë e kushteve të përshtatshme në to, moszgjidhja e statusit të refugjatëve, martesat minorene ndërmjet romëve, dhuna ndaj grave dhe diskriminimi i vazhdueshëm ndaj pakicave boshnjake dhe shqiptare.

Megjithse mediat vazhdimisht kanë treguar për skandale të tilla, der tani nuk ka pasur asnjë akuzë të ngritur ndaj politikanëve ose ndonjë zyrtari qeveritar, shkruan në mes tjerash në raport.