Delta City: Panair i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë

0

Në qendrën tregtare Delta City, sot është hapur panairi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Në këtë panair, i cili organizohet nga Unioni i punëdhënësve të Malit të Zi, prodhimet e veta i ekzpozuan prodhues nga zonat kufitare të këtyre dy vendeve.

Qëllimi i këtij panairi është forcimi i potencialit ekonomik të afaristëve në zonën e Liqenit të Shkodrës, si dhe promovimi i rrugëve të reja turistike që së shprejti do të bëhen pjesë e ofertës turistike të kësaj zone.