Delegacioni i qytetit Kajl nga Luksemburgu përfundoi vizitën në Ulqin

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi dhe nënkryetarët Vaso Radoviq dhe Hadixha Gjoni pritën në takimin përmbyllës anëtarët e delegacionit të qytetit Kajl nga Luksemburgu kryesuar nga kryetari i saj Xhon Lorent.

Në konferencën me gazetarë u dhënë vlerësime dhe u tha që ky bashkëpunim i ndërsjelltë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të përfshijë edhe fusha të tjera të parapara me marrëveshjen e bashkëpunimit. Mysafirët duke shprehur konsiderata të larta për nikoqirët dhe pritjet që i janë reservuar theksuan se komuna e Ulqinit mund të llogarisë edhe në mbështetjen e dy projekteve të nominuar.

Kryetari Lorent duke veçuar që Mali i Zi është drejtë rrugëtimit që të bëhet pjesë e familjes evropiane duhet mbështetur. Për mysafirët ishin përgatitur dhurata artizanale pjesë e koleksionit të ekspozitës së autores Halida Shllakut e hapur ditë më parë në ambientet e kompleksit të muzeut të qytetit tonë.

 

image