Delegacioni i Parlamentit të Shqipërisë për vizitë në Ulqin

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit komunal dhe nënkryetarët e Komunës se Ulqinit pritën sot Kryetaren Arta Dade dhe anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z. Ernal Filo.

Në takim u bisedua për çeshtjet e shqiptarëve në Mal të Zi, statusin, sfidat dhe problemet me të cilat përballen. Mes tyre anëtarët e Keshillit, kanë shprehur interesim të posaçëm për çeshtjen e Krypores, Valdanosit, të Mirave detare, autostradës Adriatik-Jon dhe zhvillimin e komunës së Ulqinit. Përveç këtyre, në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve dhe mundësine e bashëpunimit në projekte të ndryshme në të ardhmen.

Kryetari Cungu i njoftoi mysafirët për vazhdimësinë e projekteve zhvillimore, në veçanti ato ndërshtetërore si hapja e kufijve, zhvillimi i turizmit të rajonit në terësi, valorizimi i resurseve dhe ruajtja e ambientit. Me një fokus të posaçëm u bisedua për projektet zhvillimore dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit të kualitetit të lartë me çfarë u pajtua edhe Kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq duke i vlerësuar lartë qellimet e përbashkëta politike.

Kryetarja e Komisionit për politikën e jashtme znj. Arta Dade deklaroi që marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve duhet të vazhdojnë  me qëllim që politikat e tyre të jenë të drejtuara drejt qytetarëve dhe zgjidhjen e çështjeve të rendesishme. Anëtarët e tjerë të Komisionit shprehën interesim për problemet aktuale të Shqipëtarëve ne Mal të Zi duke u fokusuar në çeshtjen e Valdanosit, Kripores së Ulqinit, të Mirave Detare dhe theksuan se nga ana e tyre keto çeshtje me rëndësi për shqiptarët e Malit të Zi do kenë një trajtim të posaçëm. Mes të tjerash anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme vlerosojnë marrëveshjen e fundit politike që realizuan subjektet shqipatare dhe ndjekin me vemendje realizimin e saj.