Delegacioni i Komunës së Ulqinit i përbërë nga Nënkryetari Safet Beci, Sekretari i Sekretariatit për Mbrojtjen e Pasurisë Gëzim Haxhibeti dhe Shefi i Kabinetit Met Gjoni, kanë zhvilluar të enjten takim në Prishtinë, në bazë të marrëveshjes me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, i cili ka vizituar Komunën javën e kaluar.
Ministri ka aranzhuar një takim për delegacionin e Komunës së Ulqinit me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) lidhur me çështjen e lëndës gjyqësore “Rekreaturs”, ose siç njihet më mirë “K1”.
Në takim ka qenë prezent drejtori i Agjencisë, si dhe disa përfaqësues të zyrës ligjore të AKP-së. Sekretari Haxhibeti ka kërkuar ndihmë me dokumentacion dhe AKP-ja ka shprehur gatishmëri për këtë. Hapi i radhës është nisja e një kërkese zyrtare për dokumente të cilat i duhen për shqyrtimin e çështjes nga Komuna,
Pas takimit me AKP-në, përfaqësuesit e Komunë kanë zhvilluar një takim me zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Ramadan Hasanin, me të cilin kanë folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Ulqinin.