Del numri i ri i revistës “Gjon Buzuku”

0

Në duart e lexuesve ndodhet  numri më i ri i revistës  “Gjon Buzuku”, i 43-ti me radhë, që ka  kryeredaktor  Profesor Dr. Simë Dobrecin.

Në këtë numër lexuesit mund të gjejnë artikuj të ndryshëm nga  kultura, shkenca, historia, etnografia, gjuhësia dhe folklori.

Që në faqen 3  lexuesi  gjen  një shënim interesant   që ka të bëj me  EPOSIN E KRESHNIKËVE. Në të vërtet, informacioni  i është kushtuar  filmit dokumentar  “EPOSI E KRESHNIKËVE” , i përgatitur  për UNESCO nga  studiuesi  i njohur  shqiptar Zyber Neziri.

Prof. Dr. Hajrullah Koliqi merret me  Lekë dhe Gjergj Pekoliqin, babë dhe bir , shestanas, fisnikë e humanistë. Leka  ka qenë  kryetar  i Komitetit Shqiptar të Shestanit  në vitin 1941, që synonte  bashkimin kombëtar. Revista  në vazhdim  transmeton  nga gazeta e dikurshme RILINDJA, një studim të  Dr. Ibrahim Rugovës  të titulluar “KATËR URATA ORIGJINALE TË  BUZUKUT”.

Shkrimtari dhe  publicisti Gjokë Dabaj  shkruan mbi  15 –vjetorin e vdekjes së Dom Simon Filipajt. Revista boton edhe shkrime tjera aktuale.