Dekorimi dhe “Darka e fshehtë“

0

Dekorimi i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për qytetar nderi të Ulqinit është padyshim një ngjarje e madhe për shqiptarët e Ulqinit. Por edhe kësaj here diçka e tillë nuk ka mundur ti shpetojë kundërshtimeve nga opozita serbe por edhe nga ata shqiptarë që pretendojnë se bëjnë pjesë në korpusin „qytetar“ të politikës malazeze.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq është deklaruar kundër shpalljes si qytetarë nderi të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit duke thënë që kjo mund të përjetohet si provokim i popujve tjerë që jetojnë në Mal të Zi. Ndërkohë partitë serbe në Kuvendin e komunës së Ulqinit kan paralajmëruar që do të ankohen në gjykatën kushtetuese sepse ky vendim sipas tyre është kompetencë e Kuvendit e jo e kryetarit. E pikerisht ky vendim nuk është marrë në Kuvend për shkak të kontestimit të deputetit Abazoviq i cili është pjesë e koalicionit qeverisës në Ulqin.

in4s_drekaPortali proserb in4s ka nxjerrë një fotografi nga dreka e perbashkët pas mbledhjes solemne ku janë dekoruar këto dy personalitete, duke ironizuar me Abazoviqin si takim i ministrit të qeverisë në hije me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën. Kujtojmë që opozita e Malit te Zi ka shpallur tashmë  “qeverinë në hije” ku Abazoviq mbanë “postin” e ministrit të jashtëm. Njëkohësisht, portali citon deklaratat e tija kundër dekorimit, si kundërthënie me prezencën e tij në këtë drekë.

Veprimet e deputetit Abazoviq vazhdojnë të habisin qoftë opozitën e Malit të Zi qoftë shqiptarët. Në njerën anë shqiptarët habiten që një shqiptar mund të jetë kundër dekorimit të dy personaliteteve më të larta të politikës shqiptare si Hashim Thaçi dhe Edi Rama, e në anë tjetër habinë e opozitës me prezencën e tij në këtë “drekë të fshehtë“.

 

in4s_abazoviq_serbetI njëjti portal para disa kohëve ka publikuar intervistën me deputetin Abazoviq, i cili deklaronte se në Mal të Zi është me e veshtirë të jesh serb.