Debat i ashpër Zenka-Abazoviq: Aludime për bashkëpunim me UDB-në dhe rrënimet e Galebit e Lidos

0

Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal, debati më i nxehtë u zhvillua ndërmjet kryetarit të UDSH-së Mehmet Zenka, dhe këshilltarit të pavarur Dritan Abazoviq.

Abazoviq akuzoi UDSH-në se bashkfajtore në rrënimin e Galebit dhe Lidos, pasi në një formë ose tjetrën ishin 14 vite në pushtet me PDS-në, dhe përsëriti akuzat ndaj zyrtarëve të partive nacionale si “shqiptarë deri në Krruç”.

Kjo ngjalli revoltë të dukshme tek Zenka, i cili i indinjuar tha se nuk pranon që leksione për patriotizëm ti japin ato që nuk kanë anjë ditë shkollë në shqip, nuk kanë mësuar asnjë vjershë apo kënduar këngë shqiptare.

“Në shtëpinë time nuk kanë hedhur valle shefat e DB-së si tek disa. Mund të them edhe emrat por nuk dua.”, tha Zenka duke iu drejtuar Abazoviqit.

Debati vazhdoi me hedhje fjalësh nga vendi, pas të cilave kryetari Haxhibeti e çoi seancën në pauzë.