DAN – Narko trafikanti ne fushate me DPS-in.

0

Ulqinaku Ruzhdi Demiroviq i cili ishte i dënuar me parë për kontrabandë droge aktivisht merr pjesë në fushatën e DPS-it në Ulqin shkruan e përditshmja DAN. Fotografia e publikuar dëshmon që Demiroviq ishte i fotografuar prapa kryetarit të DPS-it në takimin e mbajtur në Anë të Malit.

DAN në maj të vitit 2008 ka publikuar lajmi që  policia e Tivarit ka arrestuar Ruzhdi Demiroviq, përndryshe ish polic, me akuzë mbajtje të pa autorizuar dhe distribuim  të narkotikëve.

Por kjo nuk është e vetmja lidhje e krimit me personat e DPS-it të Ulqinit. “Dan” shkruan edhe për kryetarin e këshillit komunal Loro Nrekiq dhe lidhshmërinë e tij me narko-bosin Naser Kelmendin dhe faktin që Nrekiq ishte në listën e personave të hetuar lidhur me punët e Kelmendit në Ulqin.

DAN-i shkruan edhe për një pjesë anëtarëve të pakënaqur të DPS-it të Ulqinit duke cituar Shefki Keko Lamoviq i cili ka deklaruar që nuk duan të qëndrojnë aty ku është një kryetar që është në lidhje  me trafikantet të drogës shkruan e përditshmja DAN.