“Dan”: Gjysëm milioni euro për blerje votash

0

Gazeta e përditshme malazeze “Dan”, ka dalë sot me një artikull ku akuzon rëndë kryetarin aktual të Komunës Fatmir Gjeka, për keqpërdorim të mjeteve financiare të Komunës për blerje votash para zgjedhjeve në vitet 2009 dhe 2010.

Sipas kësaj gazete, aktivistët e UDSH-s, në kohën kur Gjeka ishte sekretar për financa, kanë marrë material ndërtimor nga kompania “Gradja Comerce” dhe e kanë shpërndarë në këmbim të votave.

Në total bëhet fjalë për 150 faktura të lëshuara nga kjo kompani, me vlerë 2000-3000 euro secila, duke arritur në shifra skandaloze prej afër gjysëm milioni.
Fakturat janë miratuar nga sekretari i atëhershëm për financa Fatmir Gjeka, edhe pse ky aktivitet është detyrë e Sekretariatit për veprimtari komunale.

Të gjitha fakturat janë nën vlerën e 5000 eurove, pasi për vlera më të larta nevojitet procedura e prokurimit, çka si duket tentohej të shmangej.

“Dan” ka dalë edhe me emrat e personave që kanë marrë materialim nga “Gradja Comerce” që i cilëson si bashkëpuntorë të tij të ngushtë. Ato janë:
Asllan Alaj, Aljo Lukoviq, Islam Xhurretoviq, Azem Çobi, Brahim Laloviq, Shaban Lleshi, Mustaf Aloshi, Myzafer Aloshi, Esat Gjeka, Enver Rexha, Samir Ceni, Azem Kollari dhe Amir Mehmedoviq.