Dalin në shitje librat shkollor. Çmimet edhe sivjet shumë të lartë

0

Dje kanë dalur në shitje librat për vitin e ardhshëm shkollor. Ajo cka bie në sy janë edhe cmimet e larta të kompleteve për klasa të ndryshme.

Më i shtrenjti për shkollën fillore është kompleti për klasën e shtatë cili kushton 90 euro, kurse për gjimnazistët ai i vitit të parë, plot 101 euro.

Më i liri është kompleti për fillestarët i cili kushton 41 euro, dhe gjimnazistët maturantë me rreth 60 euro.

Sipas Entit për tekste shkollore librat janë 5% më lirë se vitet e mëparshme, por është e qartë se familjet me disa fëmijë do ta kenë barrë të rëndë financiare fillimin e vitit.