Daçiç: Shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se shumë ekstremistë nga Kosova që tani luftojnë në Lindjen e Mesme, janë të njëjtët që dikur luftonin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
‘Serbia ka paralajmëruar për vite me radhë, shpesh pa sukses, rritjen e ekstremizmit islamik dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor. Shumë ekstremistë, të cilët tani janë duke luftuar në fushëbetejat e Lindjes së Mesme, janë të njëjtët që i ishin bashkuar të ashtuquajturës UÇK, gjatë konfliktit në Kosovë’, ka thënë Daçiç.
Sipas ministrit të Jashtëm serb janë mbi 300 luftëtarë nga Kosova që janë pjesë e grupeve ekstremiste.