Cungu viziton varrezat e dëshmorëve, mediat pro-serbe reagojnë ashpër.

0

Pas vizitës zyrtare të Kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungut në Deçan ai shfrytëzoi rastin të jetë mysafir në Kullën e Haradinajve në Gllogjan dhe ka bërë homazhe varrezave të dëshmorëve të UÇK-së. Ai ishte në një në vizitë zyrtare bashkë me kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiqi dhe kryetarin e Plavës Orhan Shahmanoviq.

Kjo zgjoj reagime të gazetës DAN e cila del me titullin skandaloz “Lule për terroristët e vrarë të UÇK-së” ku e quan skandaloze këtë vizitë dhe i mbushur me gjuhë urrejtje ndaj Ushtrisë çlirimtare të Kosovës duke e quajtur terroriste, dhe vet Haradinajin. Gazerari i DAN-it nuk humb rastin që të cilësojnë edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçin si një nga “liderët u ushtrisë terroriste” që është i shpallur për qytetarë nderi i komunës së Ulqinit bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Më poshtë Ju japim linkun e faqes së facebookut së DAN dhe komentet e lexueseve për këtë artikull ku nuk mungojnë edhe thirrje për vrasje të shqiptarëve.

Mungojnë vetëm reagimet e portaleve malazeze të përkthyera në shqip që bëjnë zhurmë vetëm ndaj shqiptarëve, por kjo është çështje me veti.