Cungu premton përkrahje financiare për KF Otrant –Olimpik

0

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me udhëheqës të KF Otrant –Olimpik të qytetit tonë.Kryetari Cungu tha se Ulqini ka nevojë për Klubin Futbollistik Otrant –Olimpik ,por dhe klubi ka nevojë për ne , ka nevojë për ndihmë financiare dhe ne këtë do ta bëjmë , sepse është obligim te ndihmojmë të rinjve tanë që merren me sport nënvizoi kryetari i Ulqinit. Punëtori sportiv Skender Rexha e njoftoi kryetarin për rezultatet dhe të arrirrat e klubit, që tani është pjesë e Ligës se dyte por dhe për synimet që ka KF Otrant –Olimpik i cili nga viti në vit tubon një numër të madh të rinjsh dhe talentesh në futboll.

U la që në ditet në vijim në llogarinë e KF Otrant –Olimpik të paguhen 10 mijë euro, ata do të vihen në funksion të ndreqjes së terreneve dhe për nevoja të klubit. Të bindur që kjo shumë nuk do të përmbyllë të gjitha shpenzimet bashkëbiseduesit thanë se ndihma nuk do të mungojë dhe në të ardhmen me synim ndertimi te kompleksit sportiv i cili do te jete ne sherbim te klubit.

Kryetari i Cungu insiston që të organizohet takimi i rradhës me te gjithë subjektet që kanë mundësi të ndihmojnë klubin.