Cungu: Mandati i shqiptarëve më i shtrenjti

0

Partitë politike shqiptare në takimin e fundit në Ulqin, ishin dakord se ligji aktual zgjedhor është diskriminues ndaj tyre dhe se duhet ndryshuar.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, tha per Vijesti se mandati i deputetit shqiptar kushton shumë më tepër se i partive tjera. Partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit morën mbi 12.000 vota por vetëm dy mandate, cka do të thotë se një deputet u kushtoj mbi 6.000 vota. Në anën tjetër partive qytetare mandati u kushtoj rreth 4,200 vota, cka është 2,000 vota më pak se ai shqiptar.

Cungu tha se këtë cështje e ka ngritur edhe në takimin e partive parlamentare të thirrur nga Krivokapiq, ku ka pasur edhe përkrahjen e të tjerëve, sidomos liderit të PSP Srdjan Miliq dhe të PDS Milo Gjukanoviq.