Cungu: Insistojmë në ndryshimin e ligjit zgjedhor

0

Në mbledhjen e kryetarëve të partive parlamentare për arritjen e dialogut politik, e cila u mbajt dje në Podgoricë, ishte prezent edhe kryetari i Forcës Nazif Cungu.

Ai për televizionin Teuta tha se dështimi i dialogut nuk do të pengojë që partitë shqiptare të insistojnë për ndryshiin e ligjit zgjedhor, i cili është diskriminues ndaj partive shqiptare.

Cungu tha se për ndryshimin e ligjit zgjedhor duhet përkrahje e gjërë pasi nevojitet mbështetja e dy të tretës së deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi.  Megjithatë, tha Cungu, përpjektjet e partive shqiptare për arritjen e këtij ndryshimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.