Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, në një intervistë për TV Teuta ka deklaruar se ky subjekt politik nuk e përkrah idenë e ndërtimit të ashensorit në vendin ku është caktuar me vendim të komisionit.
Cungu shtoi se ky qëndrim i Forcës ka qenë i ditur kohë më parë, dhe se komisionin e ka zgjedhur vetë kryetari i komunës pa vendim apo marrëveshje në mes koalicionit.
Ai tha se për ashensorin mund të organizohet debat në Kuvend, e nëse është nevoja edhe referendum. Njëkohësisht ai i bëri thirrje kryetarit të komunës Fatmir Gjeka që të anullojë vendimin e komisionit.