Cungu & Co Open 2016: Tomanoviq dhe Yujiao fitues të turneut

0

Në klubin e tenisit Bellevue këtë javë u mbajtë turneu ndërkombëtar Cungu & Co Open 2016, turne për grupmoshat deri në 14 vjet. Në turne morrën pjesë më se 90 lojtarë në të dyja kategorit , të cilët vinin nga më se 15 shtete te ndryshme evropiane dhe botërore.
Edhe pse pothuajse gjatë gjithë javës mbajti mot i vranët dhe me reshje të mëdha , organizatorët e turneut ia arritën me shume sukses ta realizojndhe ta përfundojne turneun.
Risi e këtij turneut ishte pjesmarrja e 6 lojtareve nga Kina të cilat dominuan me lojën e tyre gjatë gjithë turneut.
Në konkurencen double për vajza fituese dolën Kinezet Na Dong dhe Li Zongyu
Fituese e turneut për vajza në single doli Che Yujiao poashtu nga Kina e cila në finale fitoi kundër Zvicrranes Sara Paunovic.
Në konkurencen double për meshkuj fitues doli cifti Erceg Lovre nga Kroacija dhe Danilo Raicevic nga Mali i Zi.
Fitues i turneut në konkurencen e meshkujve u shpall Budimir Tomanovic nga Herceg Novi i cili në finale mposhti lojtarin nga Armenija Artur Soghoyan.
Javën e ardhshme në klubin e tenisit Bellevue pritet të filloi ITF turneu Montenegro Open 2016, per grupmoshat deri në 18 vjet.

Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin