Cungu & Co. bëhet pronar i magazinës së ish Otrantkomerc-it në Totosh

0

Kompania nga Ulqini Cungu & Co, pronar i së cilës është kryetari i Forcës Nazif Cungu, ka fituar ankandin për blerjen e tokës me sipërfaqe 12.450 metër katrorë dhe magazinën me sipërfaqe 2091 metër katrorë në lagjen Totosh, që dikur i takonin ndërmarrjes Otrantkomerc, shkruan gazeta “Dan”.

Kompania nga Tivari “La Botega”, u ankua se ankandi ishte i paligjshëm, shkruan kjo gazetë.

Sipas deklaratave të përfaqsuesit të kompanisë, ai është përjashtuar nga ankandi prej kryetarit të bordit të kësaj kompanie Alesh Musar nga Slovenia.

Në dy ankandet e para, kompania Cungu & Co ishte e rradhitur e dyta, por ato u anuluan pasi kompanitë fituese nuk paguan 10%-in e shumës së përgjithshme.

Nazif Cungu, pronari i kompanisë që fitoi ankandin, pohoi për këtë gazetë se kompania e tij e ka blerë pronën, por se nuk mund të komentojë ankesat apo akuzat, pasi për këtë ai nuk ka dijeni.

“Ankandi ishte publik dhe përvec kompanisë sime morën pjesë Kips-i dhe Put nga Bijello Pole. Ne ofruam 910 mijë euro dhe kjo ishte oferta më e mirë në ankand.” , tha Cungu.