Çka fshihet pas ndihmës së qeverisë për Kriporen?

0

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq, pohoi dje se ministria në fjalë ka ndarë 80.000 euro për vendosjen në punë të pompave të ujit në Kripore, nga 160.000 që nevojiten gjithsej.

Ky interes dhe preokupim i qeverisë për Kripore erdhi si pasojë i kërcënimit të hapur të ambasadave të huaja se Mali i Zi nuk do ta shohë BE-në në rast se lejon shkatërrimin e saj.

Ajo cka shqetëson në këtë mes është fakti se Kriporja, sipas planit, duhet të kthehet komplet në zonë të mbrojtur dhe të shpallet park natyror, përjashto zonën e prodhimit të kripës?!

Çka do të thotë kjo?

Sipas disa burimeve të portalit tonë që janë në rrjedha të ngjarjeve, qeveria po mundohet ti lërë hapsirë pronarit aktual Eurofondit, i cili kontrollohet nga biznesmeni Baroviq, që në pjesën ku prodhohet kripë të ketë mundësi ndërtimi të objektve turistike.

E gjithë kjo do të bëhet me arsyetimin se prodhimi i kripës nuk shkon si duhet, sic edhe tha Gvozdenoviq dje për “Vijesti”, dhe se për mbarëvajtjen e saj duhen edhe aktivitete tjera.

Plani hapsinor i Ulqinit, i cili duhej të ishte përfunduar kohë më parë, është në përpunim e sipër, dhe hartuesit duhet të kenë shumë kujdes kur bëhet fjalë për zonën e Kripores.

Është shumë e qartë se interesat personale të disa individëve në Mal të Zi, janë më të rëndësishëm për qeverinë se komplet Kriporja dhe Ulqini sëbashku.