CIN-CG: Parfume, xhaketa luksoze, çanta lëkure….të gjitha në dëm të qytetarëve (Pjesa II-të)

0

 

Ku kanë shkuar garniturat e porositura?

Gjatë vitit 2014 dhe gjysmës së parë të vitit 2015, nga Komuna e Ulqinit janë mbledhur në mënyrë të dhunshme më shumë se 2.5 milion euro të borxheve për punonjësit dhe për kompanitë private, si dhe detyrimet e ndryshme tatimore dhe për këtë arsye llogaria komunale është bllokuar shpesh. Në vitin 2015, rrogat e punonjësve në administratë dhe në ndërmarrjet publike vonoheshin prej katër deri në tetë muaj.

Në atë vit, kabineti i kryetarit, sipas pas gjetjeve të auditorëve të jashtëm, ka shpenzuar për udhëtime afariste, fatura telefonike dhe reprezentacion rreth 162,000 euro. Dyfish më shumë se shuma e paraparë prej 75.000 eurove. Linja e dytë buxhetore, e caktuar si “shpenzime të tjera”, për të cilën ishin planifikuar 15,000 euro, u tejkalua me 31,000 euro.
Buxheti i planifikuar komunal për komisionet, shërbimet mediatike, reprezentacionet, kontratat e shërbimit, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe ndihmës sociale u tejkalua për 156,402 euro. Për shlyerjen e borxhit nga periudha e kaluar, janë shpenzuar 1 milion e 158 mijë euro , dyfishi i asaj që ishte planifikuar.

Atë vit, kabinetit të Fatmir Gjekës i arriti faktura nga butiku luksoz Tenero, ku xhaketa mesatare kushton 900 euro, sakotë 700, kurse këpucët 400 euro.


Llogaria e përgjithshme për katër blerje arriti 4500 euro. Faturën në bankë e ka paguar personalisht kryetari Gjeka. Vetëm në një ditë, me 30 prill 2015, u blenë shtatë parfume.
Në intervistë për CIN-CG / BIRN, Fatmir Djeka tha se shpenzimet e këtij lloji ishin dhurata për “delegacione të ndryshme që vizituan Ulqinin për ngjarje të ndryshme” gjatë asaj periudhe.
“Kishte shumë delegacione të ndryshme. Nuk më kujtohet saktësisht, ata ishin dhurata për të gjithë ata njerëz që kanë qenë këtu … Nuk dua të flas për historinë e parfumeve … Ishin për të punësuarit në komunë, sepse edhe ata kanë nganjëherë festa, nuk flas për 8. Marsin por diçka tjetër “, thotë ai.

Ai gjithashtu pretendon se Sekretariati i Financave dhe Buxhetit duhej të monitorojë kostot e këtij lloji dhe se ai nuk është kompetent. Ai gjithashtu thekson se sekretari për financa gjithashtu kishte nënshkrim të depozituar.
“Është e vërtetë që kisha të depozituar nënshkrimin, por ai nuk është në asnjë nga llogaritë që më pyesni, dhe as kishte ndonjë gjë të paguar me nënshkrimin tim”, thotë Valdet Axhemoviq, i cili ishte në krye të Sekretariatit të Financave dhe Buxhetit në atë periudhë.

Është e pazakontë edhe bashkëpunimi me firmën Stylos në vitin 2014, nga e cila janë blerë mallrat të ndryshëm. Shuma në llogarinë që Stylos dorëzoi për qëllimin e hulumtimit është më e vogël se llogaria që ndodhet në evidencat financiare të Komunës.
Llogaria nga komuna ku qëndron nënshkrimi i Gjekës është riparuar dhe tregon se çantat për këshilltarët mrekullisht nga çmimi fillestar prej 179.19 euro, ka shkuar në 500 euro, kurse për çantat afariste nga 114,55 në 499,80 euro.


Në të njëjtën kohë, në llogarinë e Stylos ndodhen artikujt të tjerë dhe jo çantat.


Sasha Femiq nga Stylos, i cili autores së tekstit i dorërzoi llogarinë në email, tha se ishte q qartë që ka mospërputhje, por nuk mundi të ofrojnë një shpjegim.
Gjeka tha se nuk i kujtohet se çka ishte blerë nga kjo kompani, as nuk e dinte pse llogaria ishte ndryshuar. “Unë nuk e mohoj se është nënshkrimi im, por hesapi nuk është punë e imja por e financave”.
Valdet Axhemoviq, ish sekretar i financave, thekson se ai nuk është adresa e duhur dhe se ata që nënshkruajnë faturën dhe paguajnë faturën duhet të përgjigjen.

Nënshkrimi në fletëpagesën bankare është i Gjekës!


Po ashtu nuk dihet se ku janë zhdukur artikujt të cilët gjatë viteve 2014 dhe 2015, janë faturuar në adresë të Kabinetit të Kryetarit, si 14 kondicionerë, 11 tapete, pesë garnitura lëkure dhe dollapë, 20 karrige kuzhine, tavolina kuzhine, gjashtë telefona celularë, katër laptopë, dy projektues, shtatë printera, shumë tavolina zyre, dy fshesa me korrent, rafte dhe kabinete … vlera e të cilëve është përcaktuar në 31,125 euro, nga komision komunal i cili në qershor të këtij viti bëri llogarinë e inventarit të munguar për vitet 2014, 2015 dhe 2016.

Është interesante se një pjesë e koalicionit qeverisës, përfshirë PDS-në (DPS), kohët e fundit ka votuar në seancën e parlamentit vendas për të fshirë gjërat që mungojnë, por Forca e braktisi seancën. Në seancën tjetër, më 26 tetor, vendimi u tërhoq dhe u fut një i ri – për të krijuar një komision parlamentar që duhet të hetojë se çfarë ndodhi me gjërat që mungonin.
Gjeka thotë se ai është i njoftuar me këto punë. “Komuna si institucion dhe si ndërtesë ndonjëherë ka nevojë për shumë gjëra … Por, përsëri e përsëris, nuk jam fajtor për këtë, unë nuk jam përgjegjës për këtë. Tavolinat dhe karriget nuk janë përgjegjësia ime, pavarësisht nëse i kam porositur apo jo “.
Në shërbim të zgjedhësve
Para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të viti 2009 dhe zgjedhjeve lokale në 2010-ën , Gjeka ishte sekretari komunal për financa dhe homologu i tij i partisë Gzim Hajdinaga ishte kryetar i komunës.
Në këtë periudhë dyvjeçare, nga kompania Gragja komerc (Građa Comerce) , u porosit material ndërtimi me vlerë më shumë se 65,000 euro, çka e dëshmojnë edhe faturat në posedim të CIN-CG / BIRN.


Është e paqartë, megjithatë, ku ka përfunduar materiali, pasi ai u tërhoq nga Gragja Komerc nga qytetarë të cilët nuk ishin të punësuar në Komunë, por me miratim të Fatmir Gjekës, siç shihet edhe nga fatura.
Kundërshtarët politikë akuzojnë se ky material ka përfunduar tek aktivistët e partisë së Gjekës në këmbim të votave. Këshilltari Andrija Qetkoviq, i cili kishte qasje në fatura thotë: “Bëhet fjalë kryesisht për aktivistë t e Partisë Demokratike. Gjithmonë kështu ka ndodhur para zgjedhjeve … ”
Qetkoviq vlerëson se blerja e materialit ndërtimor nga Gragja Komerc ka arritur deri në gjysëm milioni euro, gjatë funksioneve të ndryshme që ka ushtruar Gjeka.
“Këto janë mjete të mëdha që nuk dihen se ku janë investuar. Komuna nuk kishte nevojë për aq shumë materiale, “shton ai.

Asllan Alaj, emri i të cilit është në disa fatura të asaj kohe, tha se ai ishte i punësuar në Komunë vetëm 120 ditë, me orar të pjesshëm për të kryer punimet elektrike, dhe se mallrat janë marrë me miratimin e Fatmir Gjekës dhe “vetëm me qëllim të ndriçimit publik në zonat rurale “. Alaj thotë se ka pasur raste kur ai ka nënshkruar specifikimet, të cilat janë miratuar nga Gjeka, dhe se mallrat janë marrë nga persona të tjerë. Ai shton se nuk ka njohuri se ku ka përfunduar i gjithë ky material.
Megjithatë, Gjeka thotë ndryshe.
“Unë nuk kam pasur autorizim për këtë.., këto shkonin nëpërmes sekretariatit kompetent dhe nuk kam përgjigje tjetër për këtë, pasi ka ndodhur shumë vite më parë, të mos them dekada…”
Një numër i madh i këtyre llogarive, që arrijnë shifrën totale prej 40,262.33 euro janë paguar vetëm pas katër viteve, kur Gjeka u bë kryetar dhe në kundërshtim me Ligjin për Detyrimet për të cilin statuti i kufizimeve të këtij lloji të borxhit ndodh pas tre vitesh.
Gjeka thotë se për këtë nuk di asgjë.
Megjithatë, ish Sekretari i Sekretariatit të Financave , Valdet Axhemoviq, argumenton ndryshe.

“Urdhri për pagesa është bërë nga kryetari i komunës”.

Gjeka nuk ka ndonjë funksion tjetër sot, përveç liderit të partisë. Në komunë, megjithatë, nuk jetohet shumë më mirë.
Problemet me likuiditetin e buxhetit kanë vazhduar, kështu që llogaria komunale u bllokua për herë të fundit në gusht të këtij viti. Pagat në administratë janë dy muaj më vonesë.

Ministritë mbyllin sytë

Për organet kompetente në nivel qendror, faji për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna e Ulqinit është i administratës lokale .
Ministria e Financave e cila është përgjegjëse për kontrollin e shpenzimeve publike në Ulqin, konfirmoi për CIN-CG / BIRN-in se komuna nuk kishte dorëzuar në Ministri llogaritë përfundimtare për vitet 2014 dhe 2015, edhe pse ligji për këtë i obligon që ta bëjnë “brenda 30 ditëve nga dita e miratimit”.
Rreth sanksioneve të mundshme për shkelje të ligjit, nga Ministria e financave nuk flasin. Propozimet për llogaritë përfundimtare të komunës së Ulqinit për vitet 2014 dhe 2015 nuk kanë marrë mendim pozitiv nga auditori.
As Ministria e Punëve të Brendshme, e cila po ashtu është e ngarkuar me mbikëqyrjen e punës së komunës, nuk ka ndërmarrë asgjë. Kjo u konfirmua nga Ministria e Administratës Publike, e cila vitin e kaluar ka marrë juridiksion mbi komunat nga Ministria e Punëve të Mbrendshme.
Duke kritikuar ashpër Ministrinë e Financave dhe administratës publike për shkak të mungesës së vullnetit për të kontrolluar situatën në Ulqin, lideri i URA-s Dritan Abazoviq, thotë se Ulqini ndodhet në një rreth vicioz në të cilin administrata është plotësisht i paaftë, anarkike, dhe ku shumë vendimet janë të paligjshme dhe të dëmshme për qytetarët.
“Është krejtësisht e palogjikshme sjellja e Ministrisë së Financave,” thotë Abazoviq. Ai thotë se komuna e Ulqinit nodhet me vite në planin e sanimit dhe për këtë arsye ka një detyrim shtesë të raportojë rregullisht në Ministrinë e Financave dhe të kërkojë miratim në lidhje me operacionet financiare.

Shtyllat elektrike – të paguara por kurrë të montuara

Në fshatin Lisna Borë, pranë kufirit me Shqipërinë, në rrugët e ngushta ndodhen shtylla elektrike prej betoni, por të cilat kurrë nuk janë lidhur.
Kjo është vetëm një nga fshatrat e pazhvilluara në rajonin e Katërkollës, banorët e të cilit po paguajnë çmimin e konfliktit në mes partive dhe porosive të Gjekës para zgjedhjeve të vitit 2016.

Njëqind shtylla të tilla dhe pajisje të tjera, me vlerë 41,000 euro, në vend që faturat të shkojnë në adresë të Sekretariatit për Veprimtari Komunale, siç parashihet me rregullore, janë adresuar drejt kabinetit të Fatmir Gjekës nga kompania Elektrofer nga Podgorica. Llogaritë në këtë vlerë janë bërë në dhjetor të vitit 2015 dhe ditën e parë të punës së janarit 2016. Shumica e këtyre faturave u nënshkruan personalisht nga Gjeka.


Faturat e faturuara në Kabinet janë nën vlerën prej 5.000 Euro. Kjo tregon për anashkalimin e procedurës së prokurimit publik, të cilat sipas ligjit , nëse ndodhen mbi vlerë 5.000 euro duhet të kalojnë nëpër prokurim publik. Në vetëm një ditë, Elektrofer ka lëshuar tri fatura në shumën totale prej 14,000 euro, secila prej të cilave është më pak se 5,000 euro.

Gjeka thotë se prokurimit është kryer në përputhje me ligjin, por në raportet që Komuna e Ulqinit i ka dorëzuar Zyrës së Prokurimit Publik për vitet 2015 dhe 2016 , nuk ka ndonjë proces të prokurimit e as të porosive nga kompania Elektrofer.
Aleksandar Damjanoviq, një deputet i pavarur në Kuvend dhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, tha në një intervistë me CIN-CG / BIRN: “Kjo metodë përdoret për të abuzuar në atë mënyrë që vlerat e mëdha ndahen në disa të vogla, në mënyrë që të mos vërehen nga auditori … Shembulli i komunës së Ulqinit përbën vetëm një rast në të cilin vërehet qartë korniza joadekuate ligjore dhe papërgjegjshmëria e zyrtarëve lokal. ”
Gjeka këtë e sheh ndryshe: “Ne kishim disa kërkesa në brezin kufitar. Kjo zonë nuk ka plan urbanistik dhe ne me kërkesë të popullatës lokale kemi vendosur ti ndihmojmë Vendasit i kanë hapur vrimat dhe i kanë vendosur shtyllat pa asnjë kosto “.

Gjeka dha dorëheqjen më 17 mars 2016. Administrata e re duhej të paguante shtyllat që nuk i kishte porositur. Shtyllat elektrike filluan të ngriheshin në shtator, një muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe askush në komunë për këtë nuk dinte asgjë.

Nënkryetarja Hatixha Gjoni, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (DUA), e cila është edhe në koalicionin qeverisës në Ulqin, thotë se nga qytetarët që jetojnë në zonat rurale përreth Ulqinit u lajmëruan se para zgjedhjeve filloi ngritja e shtyllave për energji elektrike. Policia komunale doli në terren dhe ndaloi punën.
Në fshatin Lisna Borë, asnjë nga banorët nuk donte të komentonte për këtë investim të dështuar.