Cila nga shtetet ka banorët më të lumtur? Do surprizoheni!

0

Një hartë e koduar me ngjyrat e semaforit tregon vendet më të lumtura të botës.

Të gjithë ëndërrojmë një jetë të gjatë dhe të lumtur. Sipas një harte të re të përpiluar bazuar në gjendjen pozitive të popujve, rezultatet janë surprizuese me Costa Rikë, Kolumbi dhe Vietnami që zënë tre vendet e para.

Për shembull Britania e Madhe është në vendin e 44 nga 151 vendet, por që është e pozicionuar më mirë se Gjermania (46) dhe Franca (50), Spanja (62), Kanada (65), Australia (76) dhe Shtetet e Bashkuara (105.)

Harta është e koncipuar nëpërmes websajtit për rialokim Movehub duke përdorur informata nga më të fundit të indeksit “Happy Planet Index” (HPI) – një mates global të mirëqenies të qendrueshme.

Ndër vendet në Rajon Shqipëria zë vendin e 18 nga 151 vende, kurse Sërbia ze vëndin e 77.

HPI thekson se “matet ajo çfarë është me rëndësi”, dhe jo pasuria – përmasat me të cilat shtetet ofrojnë jetë të gjatë, të lumtur dhe të qendrueshme për popullin i cili jeton në to.

Tri komponenta të cilat maten – kohëzgjatja e pritur e jetës, niveli i mirëqenies i përjetuar dhe pasojat ekologjike – jepen nëpërmes të nuancave të ngjyrave të semaforëve bazuar në vlerat e përcaktuara për performansat e mira (jeshile), mesatare (portokalli) dhe keq (e kuqe).

Këto përmasa të kombinuara prodhojnë poena HPI, me rezultatet e shfaqura në gjashtë nuanca të ngjyrave të trafikut në hartën e botës.

Vendet më të kënaqshëm për jetesë kanë nuancë më të jeshile kurse vendet më të pafat janë të shfaqura në ngjyrë më të kuqe.

Për përpilim të të dhënave, hulumtuesit kanë anketuar njerëzit në çdo vend duke i pyetur lidhur me pikëpamjet e tyre.

Mirëqenia e përjetuar është krijuar në shkallë duke përdorur pyetjen të ashtuquajtur “Shkalla e jetesës” nga Anketa Botërore Gallup.  Kjo i jep detyrë të anketuarëve që të imagjinojnë një shkallë, ku 0 (xeroja) paraqet jetën më të keqe të mundshme, dhe ku 10 (dhjetëshja) paraqet jetën më të mirë të mundshme, dhe në cilën shkallë mendojnë se gjenden aktualisht.

Kohëzgjatja e pritur e jetës së qytetarëve u mat duke përdorur të dhënat nga raporti UNDP i zhvillimit njerëzor kurse pasojat ekologjike u bazuan në matjen e World Wildlife Fund të konsumimit të resurseve.

Arsyeja për notat e ulta të vendeve të zhvilluara është se lënë pasoja ekologjike në planet.

Dhe harta nuk e merr parasysh jobarazinë e brendshme si dhe problemet me të drejtat njerëzore, për këtë arsye vendet siç janë Siria, Iraku dhe Arabia Saudite janë në shkallë kaq të lartë.

Vendet më të lumtura janë: Kostarika, Vietnami, Kolumbija, Belize, El salvador, Xhamaika, Panama, Nikaragva, Venezuela dhe Guatemala.