Çështja e Kelmendit: Do të ndëgjohen 14 persona nga Mali i Zi, shumica nga Ulqini

0

Organet e hetuesisë së Kosovës për çështjen e Naser Kelmendit, do të marrin në pyetje si dëshmitarë 14 shtetas të Malit të Zi, shumica e të cilëve janë nga Ulqini, shkruan gazeta “Dan”

Hetimi po bëhet mbi dyshimet e pastrimit të parave të fituara nga tregtia e lëndëve narkotike.

Pronari i “Grand Caffe” nga Podgorica Ranko Uboviq, si dhe funksioneri i ANB-së Luka Bulatoviq, janë dy prej deshmitarëve në listë. Të tjerët shumica janë nga Ulqini.

Nga këto si dëshmitarë do të thirren: Mujo Rexha, Anes Gjulameroviq, Hasan Karamanga, Nosh Camaj, Mehmet Zenka, Lindon Camaj, Tihomir Rakoçeviq, Fahrudin Nokiq, kryetari i KK DPS në Ulqin Ljoro Nrekiq, Besim Daciq, Xhevdet Çapriq dhe Daut Bejtoviq.