Cështja e “Galebit” pritet të kalojë te Katniq. Rëndohen akuzat për të dyshuarit

0

Të akuzuarit për “mungesë të ndërgjegjshmërisë në shërbim” në rastin e privatizimit të hotelit “Galeb” në Ulqin, ish ministri i turizmit Predrag Neneziq, zevendesi i tij Nebojsha Popoviq dhe ish drejtori administrativ i “Rivierës së Ulqini” Miomir Jakshiq, mund të përballen me ndryshimin e akuzave në ato të “keqpërdorimit të postit”, shkruan “Vijesti”.

Ky ndryshim do të bënte që cështja e “Galebit” të kalojë në duar të Prokurorit Special, Milivoje Katniq.

Të tre personat e lartpermendur dyshohet se gjatë privatizimit të “Galebit” me mosveprimin e tyre i kanë shkaktuar dëm shtetit dhe “Rivierës së Ulqinit” në masën mbi 1 milion euro. Akuza është zgjeruar edhe te shefi i kadastrit të Ulqinit, Xhevdet Capriq, e punësuara në kadaster Smilja Shunjeviq, NLB Banka, perfaqësuesi i “Rokshped” Asim Taljanoviq dhe një ish noter, emri i të cilit nuk është bërë i njohur.

Për rrënimin e hotelit, gjë që nuk parashikohej me kontratë, akuzohen ish kreyetari i “Ulqinit” Gzim Hajdinaga dhe ish sekretari për urbanizëm Nazif Hoxhiq.