CEDIS kërkon edhe një muaj afat për mbylljen e gropave dhe kanaleve

0

Kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij patën një takim me Drejtorin Ekzekutiv të CEDIS-it Zoran Gjukanoviq ,ku edhe njëherë u fol për përfundimin e punimeve për vënijen në funksion të trafostacionit 35kw në Pinjesh dhe instalimin e disa trafostacioneve te tjerë në Fushë të Ulqinit, Gjerana dhe Shtoj.

Kryetari Cungu dhe Sekretari Mustafë Gorana patën vërejtje të shumta në adresë të atij që zhvillon punimet në terren. Ata thanë se punimet janë jo cilësore rrugët janë dëmtuar dukshëm,dhe ende nuk janë asfaltuar, dhe se në disa vende ka dhe prishje te tubacioneve.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e CEDIS-it kërkuan dhe një muaj afat për vazhdimin e punëve me mbikqyrje me qëllim që cdo gjë të kryhet dhe të vihet në funskion sa më parë. Edhe ata kishin vërejtje në kryesin e punimeve ,por sipas tyre tashmë është tepër vonë për tu përcaktuar për diken tjetër dhe se kanë marë premtime që cdo gjë do të shkojë sipas planit. Me këtë rast luten qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe durim ,pasi sic u tha me instalimet e reja, cilesia e rrymës do të jetë dukshëm më e mirë.CEDISI kishte përgatitur dokumentacionet e duhura për montime të trafostacioneve dhe ndërhyrjeve të reja në disa lagje dhe u la që komuna ti dalë në ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit me qëllim të përshpejtimit të punës.

Kryetari Cungu edhe njëherë insistojë që banorëve të Fushës së Ulqinit tu dilet në ndihmë , ashtu dhe pronarëve të plazheve tu përmirësohet cilësia e furnizimit, ndërkohë që Sekretari Gorana , theks të vecantë pati në ndricimin publik, vecmas mbi urën në afërsi të hotelit Otrant por edhe në disa lagje të tjera ku për momentin janë të ckycura.

Ai kërkoi që tu dilet në ndihmë qytetarëve.

Ata morën premtime nga ana e përfaqësuesve të CEDISIT se do ti plotësojnë këta kërkesa konformë rregullave. Edhe në takimin e sotëm palët u dakorduan që të përshpejtohet me kryerjen e punimeve me qëllim të rrespektimit të afatit, kur punimet duhet të ndërpriten respektivisht deri me 15

qershor.