Cdo gjë gati për SOUTHERN SOUL FESTIVAL –MONTENEGRO 2016

0

Edicioni i katërt i SOUTHERN SOUL FESTIVAL -2016 do të mbahet nga data 30 qershor deri më 3 korrik. ,Kështu u tha në një takim të zhvilluar ndërmjet organizatorëve të Festivalit dhe kryetarit Cungu.
Ky aktivitet i cili organizohet në hapsirat e Dolcinium kite Club në plazhin e madh këtë vit do të tubojë një numër të madh të emrave të njohur të muzikës botërore, mbi 50 sosh .

Nisur nga fakti që ky Festival nga viti në vit po tërheq vëmëndjen e opinionit vendas dhe të huaj, komuna si rëndomë do të mbeshtesë aktivitete të këtij lloji që janë në shërbim të ofertës turistike.