Çapuni: Nuk ekziston shumica në Kuvend për heqjen e emrit “Skenderbeu” nga busti i heroit kombëtar.

0

“Nuk e kam të qartë se si e ka lejuar Komuna e Tuzit një gjë të tillë. Mirëpo, jam i bindur që në Ulqin, nuk ka shumicë të mjaftueshme për të cunguar emrin e heroit tonë legjendar”, pohon Çapuni

Vendosja e paralajmëruar e përmendores së Gjergj Kastriotit Skenderbeut në rrethrrotullimin përpara Komunës së Ulqinit është vënë në pyetje pasiqë inspektori për trashëgiminë kulturore Veselin Krstiqeviq ia ka dhënë urdhër Kuvendit që të nxjerrë program të ri për ngritjen e përmendores i cili do të ishte në harmoni me vendimin e Ministrisë për Kulturë nga korriku i vitit të kaluar.

Ministria atëkohë, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqit ka dhënë pëlqimin për ngritjen e përmendorës së Gjergj Kastriotit. Parlamenti vendor, në fund të tetorit, duke vepruar sipas kërkesës së Nrekiqit e ka miratuar programin, por me emër të plotë Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Kuvendi Komunal Ulqin mund të nxjerrë Programin për Ngritjen e Përmendores me ndërtimin e përmendores trimit legjendar dhe eprorit luftarak Gjergj Kastrioti vetëm në suazat e pëlqimit të dhënë”, thuhet në vendimin të cilin e ka nënshkruar ministri Aleksandar Bogdanoviq.

Ministri, në arsyetimin e vendimit të vet, pohon që kryetari i Komunës herës së parë i ka dërguar propozim programin i cili në tërësi nuk ka qenë i harmonizuar me Ligjin mbi Përmendoret. Ka shtuar që, kur është fjala për personalitete të spikatur, ligji parashikon që së bashku me arsyetimin të arsyes së ngritjes së përmendores, duhet të evitohen formulimet e panevojshme të cilat nuk janë të domosdoshme për përmbajtjen e programit.

Pas rekomandimeve të ministrisë, kryetari i Komunës së Ulqinit i ka dërguar një Program të ri, i cili ka marrë ngjyrë të gjelbër nga Ministria.

Nrekiqi nuk ka dashur të komentojë komplikimin e situatës për ngritjen e përmendores të cilën do ta financojë diaspora. “Do të jetë çdo gjë në rregull”, shkurtimisht i pohoi gazetarit të Vijesti.

Inspektori Krstiqeviq, në arsyetimin e vendimit të vet konstaton që Kuvendi Komunal nuk e ka miratuar Programin e Ngritjes së Përmendores në suazat e Pëlqimit të Ministrisë së Kulturës.

“Kuvendi Komunal Ulqin në programin e kushtuar heroit të madh legjendar Gjergj Kastrioti, në faqen e parë dhe të dytën ka shtuar emrin “Skenderbeg” dhe më këtë e ka ndërruar propozimin për të cilin është dhënë leja e Ministrisë” — shkruan në vendim inspektori.

Statuja e heroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Inverness Terrace dhe Gardens Porchester në Londër ku shkruan:

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit  Ilir Çapuni ka nisur ankesë Drejtorisë për Punët e Inspektimit dhe Ministrisë së Kulturës në vendimin e inspektorit për shkak të aplikimit të gabuar të dispozitave materiale dhe për atë që gjendja faktike nuk është e plotë dhe e vërtetë. Ankesës së vet i ka bashkangjitur edhe procesverbalin nga seanca e Kuvendit në të cilën shihet që edhe preambula edhe detajet të tjera të cilat i konstanton inspektori, janë të pandërruara. Për më tepër, Çapuni thotë që Kuvendi nuk është organi ku është bërë ndërrimi i emrit përtej lejes së dhënë.

“Ajo që është e sigurtë dhe e vërtetë është që në Kuvend ka ardhur propozimi me emrin e plotë të Skenderbeut. është miratuar me shumicë absolute dhe ky vendim iu është dërguar Ministrisë e cila na ka nisur inspektorin” — pohon Çapuni. Ai shton që Kuvendi ka vepruar drejtë në çdo hap dhe shton që inspektori ka gabuar në interpretimin e kryetarit të Kuvendit kur atë e ka emëruar si person përgjegjës që në afatin prej 30 ditësh, në Kuvend të bëjë ndërrimin e emrit të përmendores nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Gjergj Kastriot. “Sipas Ligjit për Vetëqëverisjen Lokale, kjo detyrë nuk mund t’i imponohet këshilltarëve e as Kuvendit, por vetëm kryetarit të Komunës” — shton Çapuni.

Çapuni: Nuk mundet në Triesh e mundet në Beograd

Çapuni pohon që nuk është në dijeni nëse Kuvendit është dërguar një propozim e Ministrisë një tjetër, apo Ministria në dorë të vet e ka ndërruar propozimin e Nrekiqit.

Rruga Skenderbegova në Bëograd

“Jemi të vetëdijshëm që historia plotësohet me njohuri të reja, por Skenderbeu është mbi këtë. është bërë pjesë e folklorit dhe legjendave të paprekshme. Edhe Beogradi e ka rrugën me emrin “Skenderbegova”, ama në Triesh shkolla fillore mbanë emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ kurse përmendorja e cila është lejuar rishtaz nga Ministria mbanë emrin e cunguar “Gjergj Kastriot”.

“Nuk e kam të qartë se si e ka lejuar Komuna e Tuzit një gjë të tillë. Mirëpo, jam i bindur që në Ulqin, nuk ka shumicë të mjaftueshme për të cunguar emrin e heroit tonë legjendar”, pohon Çapuni

Marrë nga “Vijesti”
autori: Samir Adroviq