Caktohet lokacioni i tregut të bagëtive

0

Tregu u bagëtive dhe i mallit me shumicë, që gjer më tani zhvillohej në kushte tejet të pavolitshme në Totosh, së shpejti do të zhvendoset në lokacion më të favorshëm.

Këtë për TV Teuta e ka konfirmuar shefi i Policisë Komunale Saubih Mehmeti.

Lokcioni në fjalë ndodhet në rrafshirën e ish ndërmarrjes ndërtimore “Primorje” në Mal të Bardhë, dhe pas rregullimit do të ofrojë kushte mjaf të mira.

Lokacioni i vjetër ishte shpesh i kontestuar, si nga blerësit e tregtarët ashtu edhe nga banorët e Totoshit, për shkak të kushteve të dobëta që ofronte.