Cafo Beg – Ulqini dekorohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga presidenti i Shqipërisë

0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi me datë 18/04/2016, nr. dekreti 9517 Cafo Beg – Ulqinin (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në nderim të figurës së tij të respektuar, të atdhetarizmit e veprimtarisë së tij politike dhe patriotike, si Kryetar i Parë Shqiptar i Bashkisë së Ulqinit për dy dekada në mes të dy luftërave botërore, si dhe deputet i Ulqinit në Parlamentin e Shqipërisë, para Luftës së Dytë Botërore, frymëzim për kombëtarizim dhe atdhedashuri”.

Përvec Cafo Beg Ulqinit, me këtë urdhër janë dekoruar edhe Binak Alia, Ali Iber Nezaj dhe Isa Demaj, kurse shkrimtari Mexhid Mehmeti u dekorua me urdhërin “Naim Frashëri”

Në ceremoninë solemne Ulqinin e përfaqësoi kryetari i komunës Nazif Cungu.